Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Teknologji

Google lanson aplikacionin Pixel Diagnostic dhe manuale të reja riparimi për telefonat Pixel

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Google ka prezantuar zyrtarisht aplikacionin Pixel Diagnostic dhe ka ridizajnuar manualet e riparimit për telefonat Pixel.

Ky aplikacion synon të bëjë më të lehtë për përdoruesit identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme me pajisjet e tyre.

Ai aktualisht është i disponueshëm në anglisht, dhe përmban teste të plota që mbulojnë të gjithë pajisjen, por edhe teste individuale që synojnë pjesë të veçanta si ekrani dhe sensorët.

Përveç kësaj, Google ka prezantuar edhe manuale riparimi, të cilat janë në dispozicion për shkarkim në faqen zyrtare të kompanisë.

Fillimisht ato janë ekskluzive për Pixel Fold, Pixel 8, dhe Pixel 8 Pro.

Përditësimeve të reja nga Google i bashkëngjitet edhe Modaliteti i Riparimit, i cili mundëson ruajtjen e informacionit privat ndërsa pajisja është duke u riparuar.

Me këtë hap, Google radhitet në mesin e kompanive tjera teknologjike që po përqendrohen në riparimet e pajisjeve të veta.

Megjithatë, ende nuk ka qartësi nëse aplikacioni Pixel Diagnostic është i disponueshëm globalisht, apo vetëm në rajonet ku pajisjet Pixel janë të disponueshme si në SHBA, Australi, dhe disa vende evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat