Hakerët nuk e morën shpërblimin, publikuan 1.67 TB të dhëna nga Insomniac Games

Teknologji

Hakerët nuk e morën shpërblimin, publikuan 1.67 TB të dhëna nga Insomniac Games

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:20
Foto ilustrim

Grupi i hakerëve Rhysida njoftoi më 12 dhjetor se kishte vjedhur 1.67 TB të dhëna, pra më shumë se 1.3 milionë skedarë nga kompania e Sony Insomniac Games dhe kërkoi një shpërblim dhe pasi nuk e mori, publikoi informacionin e vjedhur.

Rhsida kërkoi një shpërblim në vlerën e dy milionë dollarëve dhe pasi kaloi afati, hakerët zbatuan kërcënimet e tyre dhe publikuan të gjitha të dhënat.

Bëhet fjalë për dokumentet e brendshme të burimeve njerëzore, pamjet e ekranit të bisedave të punonjësve në aplikacionin Slack dhe më shumë, por fokusi kryesor është te loja e ardhshme Wolverine. Skedarët e lëshuar përmbajnë detaje mbi dizajnin e nivelit, karakteret, si dhe pamjet e ekranit nga videoloja.

Ekziston gjithashtu një marrëveshje e nënshkruar botimi midis Sony dhe Marvel, që mbulon tre lojërat e ardhshme X-Men. I pari është Wolverine, ndërsa dy të tjerët nuk janë emëruar ende.

Gjithashtu, u zbulua se Sony planifikon të shpenzojë 120 milionë dollarë për lojë dhe se Wolverine do të dalë më 1 shtator 2025 dhe të dy lojërat deri në fund të 2029 dhe 2033.

Hakerët pretendojnë se atyre iu deshën nga 20 deri në 25 minuta për të bërë atë që dëshironin dhe se paratë ishin motivi i tyre i vetëm.

Rhysida ia ofroi të dhënat kujtdo që do të paguante shumën e kërkuar, por i bëri publike dosjet e pashitura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat