Google Play Store aktivizoi heqjen “në distancë” të aplikacioneve nga pajisja

Teknologji

Google Play Store aktivizoi heqjen “në distancë” të aplikacioneve nga pajisja

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 07:09
Foto ilustrim

Versioni 38.8 i Google Play Store mori një veçori të re, që është heqja e aplikacioneve “në distancë” nga pajisjet e lidhura me të njëjtën llogari.

Kjo mënyrë e çinstalimit të aplikacioneve funksionon në të gjitha platformat, përkatësisht kompjutera, veturë, telefon dhe televizion.

Deri më tani, ishte e mundur të instaloheshin aplikacione në pajisjet e identifikuara në të njëjtën llogari, por nuk kishte asnjë mundësi për t’i hequr ato.

Google vendosi ta ndryshojë këtë, kështu që ofroi një veçori që lejon heqjen e aplikacioneve. Ndërfaqja e re e përdoruesit tregon të gjitha aplikacionet e instaluara në një listë më të lehtë për t’u menaxhuar.

Për shembull. është e mundur të renditni sipas madhësisë, të gruponi aplikacionet sipas pajisjes dhe të ngjashme.

Funksioni i ri mund të jetë veçanërisht i dobishëm kur bëhet fjalë për menaxhimin e aplikacioneve për Android TV, Android Auto dhe Wear OS, pasi ndërfaqet e tyre janë më të kufizuara. Do të jetë shumë më e lehtë të instaloni dhe çinstaloni aplikacionet përmes një shfletuesi desktop ose nëpërmjet një telefoni celular me sistemin operativ Android.

Versioni i ri i aplikacionit Play Store nuk ka arritur ende të gjithë përdoruesit, por do të ndodhë në të ardhmen e afërt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat