Ligji i ri tatimor, Spotify tërhiqet nga dy festivale muzikore në Francë

Teknologji

Ligji i ri tatimor, Spotify tërhiqet nga dy festivale muzikore në Francë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:57
Spotify

Spotify është tërhequr nga dy festivale muzikore franceze pas shpalljes së një mase tatimore të rritur në platformat e transmetimit muzikor në vend.

Kompania suedeze e transmetimit të muzikës ka thënë se nuk do të mbështesë më festivalet Francofolies de La Rochelle dhe Printemps de Bourges nga viti 2024 e tutje për shkak të ligjit të ri tatimor.

Spotify bëri fushatë për një kontribut vullnetar në vend të taksës. Javën e kaluar, presidenti i Francës Emmanuel Macron njoftoi se vendi do të takonte transmetuesit “bazuar në një normë shumë të ulët të tatimit mbi qarkullimin e platformave të transmetimit”.

Propozuar në fillim të këtij viti, Spotify dhe platformat e tjera të transmetimit të muzikës kundërshtuan taksën e mundshme që është sugjeruar të shkojë diku midis 1.75 dhe 1.5%.

Ministria e Kulturës ka konfirmuar që kontributi tatimor do të jetë “në masën 1.2% të xhiros së tyre të arritur në Francë” dhe platformat me një xhiro më të vogël se 20 milionë euro do të përjashtohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat