Për tre vjet, Sony shiti 50 milionë kopje të konsolës Play Station 5

Teknologji

Për tre vjet, Sony shiti 50 milionë kopje të konsolës Play Station 5

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:46
Sony

Tre vjet pas fillimit të shitjeve, kompania Sony ka tejkaluar numrin prej 50 milionë kopjesh të shitura të konsolës PlayStation 5.

Ky është një rezultat vërtet mbresëlënës, veçanërisht kur merren parasysh problemet në zinxhirin e furnizimit, të cilat kufizuan mundësinë e dorëzimit pas fillimit të shitjeve të konzollës PS5 në muajin nëntor të vitit 2020.

Konsolës PS5 iu desh vetëm një javë më shumë për të kaluar kufirin “magjik” në krahasim me PS4, paraardhësin e tij që nuk kishte aq shumë probleme në zinxhirin e furnizimit dhe as nuk u shfaq gjatë pandemisë globale.

Sony tejkaloi konzolat e Microsoft-it Xbox Series X dhe Series S me gati 3:1 këtë vit.

Megjithëse Microsoft nuk publikon shifra zyrtare mbi shitjet e Xbox, vlerësohet se kompania shiti 7.6 milionë konzola të gjeneratës së re këtë vit, që është 15 për qind më pak se në vitin 2022. Nga ana tjetër, shitjet e Sony “shpërthyen” dhe u rritën me 65 për qind duke arritur në 22.5 milionë konsola të shitura.

Nuk është e vështirë të kuptosh pse PS5 është më i kërkuar në treg, pasi Sony ka lëshuar një sërë titujsh të shkëlqyer për këtë gjeneratë të konsolës, duke përfshirë Spider-Man 2 si dhe God of War Ragnarok. Microsoft ka “ngecur” me titujt e tij më të njohur me tituj si Halo Infinite dhe Redfall.

Sidoqoftë, është e mundur që Microsoft të ketë një qëllim tjetër, më të fokusuar në abonimet në Xbox Game Pass, i cili lejon lojtarët të transmetojnë tituj përmes cloud dhe të luajnë lojëra në PC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat