Apple dëshiron të përdorë arkivat e lajmeve për trajnimin e modeleve të saj me Inteligjencë Artificiale

Teknologji

Apple dëshiron të përdorë arkivat e lajmeve për trajnimin e modeleve të saj me Inteligjencë Artificiale

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Apple është në bisedime me disa mediume të mëdha për licencimin e arkivave të tyre të lajmeve dhe përdorimin e këtyre informacioneve për të ndihmuar në trajnimin e sistemeve gjeneruese me Inteligjencë Artificiale, raporton The New York Times.

Kompania me sa duket është duke disktuar për një “marrëveshje shumëvjeçare me vlerë të paktën 50 milionë dollarë”, raporton NYT, dhe ka qenë në kontakt me mediume sikurse Conde Nast, NBC News dhe IAC.

Përpjekjet e fundit të Apple lidhur me zhvilimin e Inteligjencë Artificiale nuk kanë qenë në qendër të vëmendjes aq shumë sa ato nga rivalët e kompanisë sikurse OpenAI, Microsoft dhe Google, por kompania me sa duket po punon shumë për të kapur hapin.

Kompania raportohet se shpenzon “miliona dollarë në ditë” për Inteligjencë Artificiale.

Apple gjithshtu po punon në një version të përmirësuar të Sirit dhe po planifikon veçori të fokusuara në Inteligjencën Artificiale për lansimin e ardhshëm të madh të iOS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat