OpenAI pranë ngritjes së një investimi që do ta vlerësonte me 100 miliardë dollarë

Teknologji

OpenAI pranë ngritjes së një investimi që do ta vlerësonte me 100 miliardë dollarë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 07:00
OpenAI

OpenAI është në bisedime të para për ngritjen e një investimi që do ta vlerësonte kompaninë me 100 miliardë dollarë sipas Bloomberg.

Termat, vlera dhe koha e investimit nuk janë finalizuar ende dhe mund të ndryshojnë tha raporti.

OpenAI gjithashtu ka mbajtur diskutime për të ngritur financim për një sipërmarrje të re çipesh me kompaninë G42 nga Abu Dhabi.

Është e paqartë nëse sipërmarrja e re dhe investimi kanë lidhje me njëri-tjetrin duke shtuar se OpenAI ka diskutuar për një financim mes 8 deri në 10 miliardë dollarë nga G42.

Kujtojmë se Microsoft ka premtuar 10 miliardë dollarë investim në OpenAI, lajm i cili nisi një luftë të re AI me debutimin e ChatGPT në Nëntor të 2022.

Kompania ka bërë më parë një shitje aksionesh prej 300 milionë dollarësh me një vlerësim prej 30 miliardë dollarësh.

Në fund të Nëntorit, CEO i OpenAI Sam Altman tha se Microsoft do të merrte një pozicion vëzhgues pa votim në bordin e kompanisë.

OpenAI e kishte rrëzuar Altman më 17 nëntor pa ndonjë shkak të detajuar, duke ndezur kambanat e alarmit mes investitorëve dhe punonjësve. Ai u rikthye në detyrë katër ditë më vonë me premtimin për një bord të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat