Zhgënjen teknologjia e Musk, roboti del del jashtë funksionit, ja çfarë ndodhi në fabrikën e Tesla-s

Teknologji

Zhgënjen teknologjia e Musk, roboti del del jashtë funksionit, ja çfarë ndodhi në fabrikën e Tesla-s

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:55
Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen

Një inxhinier i fabrikës "Tesla" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin.

Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.

Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. “Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjarje e rëndë e shkaktuar nga roboti për herë të fundit ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat