Nga viti 2035 në Kanada do të shiten vetëm automjete me emetim zero

Teknologji

Nga viti 2035 në Kanada do të shiten vetëm automjete me emetim zero

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:28
Ilustrim

Kanadaja lëshoi të martën rregulloret përfundimtare ku parashihet që deri në vitin 2035, të shiten vetëm automjete me emetim zero, kjo duke përfshirë edhe SUV-ët, crossoverët dhe kamionët e lehtë.

Vendimi i ri, vjen si pjesë e planit të përgjithshëm të qeverisë për të luftuar ndryshimet klimatike.

Automjetet me zero emetim duhet të përbëjnë paktën 20 për qind të shitjeve deri në vitin 2026 dhe të paktën 60 për qind deri në vitin 2030, raporton Reuters.

Zyrtarët e industrisë thonë se automjetet elektrike përbënin 12.1 për qind të shitjeve të automjeteve të reja në tremujorin e tretë të vitit 2023.

Ministri i Mjedisit, Steven Guilbeault tha se rregulloret i dhanë industrisë sigurinë që i nevojitej për të trajtuar çështjen e disponueshmërisë së kufizuar të automjeteve elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat