Samsung prezanton televizorin me ekranin e parë në botë transparent MicroLED

Teknologji

Samsung prezanton televizorin me ekranin e parë në botë transparent MicroLED

Më: 9 janar 2024 Në ora: 08:08
Televizori transparent MicroLED

Gjatë panairit CES 2024, Samsung prezantoi ekranin e parë transparent në botë MicroLED.

Kompania jugkoreane prezantoi tre ekranet e ndryshme transparentë MicroLED me dizajnë paksa të ndryshme.

Dy modele demo përmbajnë xhamë të errësuar, duke e bërë më të lehtë anashkalimin e objekteve shpërqendruese pas panelit, ndërsa ekrani i tretë transparentë si xham i zakonshëm dhe ka një dizajn pa korniza.

Kur shikohet drejtpërdrejt, sipas vizitorëve në kabinën e Samsung, përmbajtja në këto ekrane duket pothuajse si një hologram që fluturon në ajër.

Të gjithë njësitë që u demonstruan kanë një ekran që është vetëm rreth një centimetër i trashë, i cili gjithashtu jep iluzionin e një ekrani lundrues, ndërsa imazhi në to duket jashtëzakonisht i qartë.

Sipas Samsung, për shkak se ekranet transparente MicroLED kanë një dritë më të ndritshme në krahasim me panelet transparente OLED, ato ndikohen më pak nga drita e ambientit.

Pritet që kur kjo teknologji të dalë në shitje, ekranet transparente MicroLED do të jenë shumë të shtrenjta.

Pajisjet MicroLED të nivelit të lartë të Samsung, të cilat nuk kanë ekrane transparente, kushtojnë aktualisht rreth 150,000 dollarë dhe do të duhet pak kohë para se ekranet e reja të bëhen të përballueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat