Gjobitet eBay për ‘sjellje të pahijshme’ ndaj klientëve

Teknologji

Gjobitet eBay për ‘sjellje të pahijshme’ ndaj klientëve

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:17
eBay

eBay ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 3 milionë dollarësh ndaj klientëve, të cilët thuhet se janë ngacmuar nga vetë punonjësit e kompanisë.

Zyra e prokurorit të SHBA-së në Massachusetts, thotë se Jim Baugh dhe gjashtë punonjës të tjerë të eBay udhëhoqën një fushatë për të frikësuar çiftin Ina dhe David Steiner. Aktet e frikësimit përfshinin dërgimin e insekteve të gjalla, dhe një kurorë funerali.

Gjithashtu, Baugh dhe bashkëpunëtorët e tij instaluan një pajisje gjurmuese në veturën e çiftit.

Menjëherë pas konfirmimit të incidentit, punonjësit e akuzuar u larguan nga puna.

Avokatët e Baugh, thanë se veprimet e tij kanë rrjedhur si pasojë e presionit nga ish-CEO i eBay, Devin Wenig, i cili mohoi të ketë njohuri për fushatën e ngacmimit.

Ndryshe, në vitin 2022 Baugh ishte dënuar me gati 5 vite burgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat