Kurti me zëvendëspresidenten e “Meta” flet për zgjerimin e mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën

Teknologji

Kurti me zëvendëspresidenten e “Meta” flet për zgjerimin e mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën

Më: 18 janar 2024 Në ora: 18:32
Foto nga takimi

Takimet në ditën e tretë në Forumin Ekonomik Botëror, kryeministri Albin Kurti i vazhdoi me Monika Bickert, zëvendëspresidenten për Politika të Përmbajtjes në Meta, kompaninë amë të Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e njoftoi Bickert me veçoritë e politikave dhe tregut të punës e shërbimeve që e karakterizojnë Kosovën.

Ai e ftoi atë që ta vizitojë Kosovën për të konsideruar mundësitë e bashkëpunimit dhe për të marrë pjesë në ngjarjet që planifikohen të organizohen në Prishtinë në fushën e teknologjisë.

“Ndër çështjet kryesore që u diskutua në takim ishte zgjerimi i mundësive të monetizimit në Facebook për Kosovën. Aktualisht, vendi ynë përballet me kufizime për të shfrytëzuar shumicën e veçorive të monetizimit në Facebook. Hyrja e monetizimit në Kosovë mund të liberalizojë ndjeshëm tregun, duke krijuar mundësi të konsiderueshme për krijuesit lokalë për të përfituar përmes platformës së Facebook-ut”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat