Gjërat që nuk duhet t’i kërkoni kurrë në ChatGPT

Teknologji

Gjërat që nuk duhet t’i kërkoni kurrë në ChatGPT

Më: 23 janar 2024 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Bashkëbiseduesi me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT ka fituar popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që kur u lansua në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla që duhet t’i zbatoni nëse dëshironi ta përdorni platformën, pasi ekziston edhe limiti në gjërat që kërkoni.

Në rast se dëshironi që platforma të bashkëpunojë me ju mos e pyetni chatbotin për këto çështje:

Aktivitete ilegale;

Material për abuzim seksual të fëmijëve ose çdo përmbajtje që shfrytëzon ose dëmton fëmijët;

Gjenerimi i përmbajtjeve të ngacmuese, të dhunshme ose shkaktojnë urrejtje;

Gjenerimi i malware;

Aktivitete që kanë rrezik të lartë të dëmtimit fizik;

Veprimtari që ka rrezik të lartë të dëmtimit ekonomik;

Veprimtari mashtruese;

Përmbajtje për të rritur, industri për të rritur dhe aplikacione takimesh;

Fushata politike apo lobim;

Aktivitet që cenon privatësinë e njerëzve;

Angazhimi në praktikën e paautorizuar të ligjit, ose ofrimi i këshillave ligjore të përshtatura pa një person të kualifikuar që shqyrton informacionin;

Ofrimi i këshillave financiare të përshtatura pa një person të kualifikuar që shqyrton informacionin;

T’i thuash dikujt që ka ose nuk ka një gjendje të caktuar shëndetësore, ose të japë udhëzime se si të kurojë ose trajtojë një gjendje shëndetësore;

Vendimmarrja e qeverisë me rrezik të lartë.

Normalisht, secila platformë vjen me një seri të rregullave që duhet të përputhen me normat e saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat