Netflix nxit rritjen e numrit të abonentëve pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimeve

Teknologji

Netflix nxit rritjen e numrit të abonentëve pas ndalimit të shpërndarjes së fjalëkalimeve

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:11
Netflix tashmë ka më shumë se 260 milionë abonentë global.

Netflix ka shënuar rritje të numrit të abonentëve, gjë që i atribuohet veprimit për ndalimin e ndarjes së llogarive me të tjerët.

“Goditja” për ndalimin e ndarjes së fjalëkalimeve me të tjerët, ka filluar në majin e vitit të kaluar, dhe ka penguar shumë familje që dikur kanë përdorur të njëjtën llogari.

Duket se ky veprim ka pasur efektin e dëshiruar, pasi ka nxitur njerëzit të hapin llogaritë e tyre personale, duke ia shtuar kompanisë 13,1 milionë abonentë të tjerë në tre muajt e fundit të vitit 2023.

Kjo rritje bëri që Netflix tashmë të ketë më shumë se 260 milionë abonentë global.

Përveç ndalimit të ndarjes së fjalëkalimeve, Netflix ka prezantuar edhe një plan të ri transmetimi me çmim më të ulët.

Por, bashkë-shefi ekzekutiv i Netflix, Greg Peters, ka parashikuar se do të kalojnë disa vite përpara se sistemi i ri të rezultojë në fitimin e të ardhurave të konsiderueshme.

Ndryshe, Netflix ka njoftuar se të martën do të sjellë programin popullor të mundjes, WWE’s Raw në platformën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat