Kamera Minox, që është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë

Teknologji

Kamera Minox, që është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë

Më: 26 janar 2024 Në ora: 10:13
Aparati Minox ka krijuar foto spontane me kualitet të lartë

Në vitin 1936, inxhinieri letonez, Walter Zapp, ka krijuar një aparat fotografik portativ i cili është përdorur për spiunazh gjatë Luftës së Ftohtë.

Aparati Minox ka krijuar foto spontane me kualitet të lartë dhe konsiderohet të jetë kamera spiune më e përdorur në botë.

Fillimisht është prodhuar në Riga të Letonisë midis viteve 1937 dhe 1944, dhe është konsideruar si një mrekulli teknologjike.

Minox ka përdorur film me madhësi sa një e katërta e filmit standard 35 milimetra, dhe madhësia e saj e vogël ndikoi që ajo të ishte e lehtë për t’u fshehur.

Thuhet se gjatë Luftës së Ftohtë, shumë spiunë kanë fotografuar fshehurazi dokumente me këtë pajisje, e cila ishte në gjendje të kapte foto të detajuara, por fatkeqësisht nuk prodhohet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat