SHBA nis hetimet ndaj gjigantëve teknologjik

Teknologji

SHBA nis hetimet ndaj gjigantëve teknologjik

Më: 27 janar 2024 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Komisioni Federal i Tregtisë së SHBA-së (FTC), ka nisur një hetim për investimet dhe partneritetet e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike me kompanitë e fuqizuar nga Inteligjenca Artificialele (Al).

Google, Alphabet, Amazon, Anthropic, dhe Microsoft, do të hetohen për të kuptuar se çfarë autoriteti dhe të drejtash i kanë dhënë kompanive si OpenAl dhe nëse këto marrëveshje dëmtojnë konkurrencën.

“Studimi ynë do të hedhë dritë nëse investimet dhe partneritetet e ndjekura nga kompanitë dominuese rrezikojnë të shtrembërojnë inovacionin dhe të minojnë konkurrencën e ndershme”, tha kryetarja e FTC-së, Lina Khan.

Hetimi përfaqëson përpjekjen e parë konkrete për të shqyrtuar firmat partnere të Al dhe për të kuptuar se si përdoret partneriteti i tyre për të zgjeruar shtrirjen dhe ndikimin në industri.

Një prej marrëdhënieve më të njohura është ajo e Microsoft dhe OpenAl, por së fundmi Google, Amazon, edhe Anthropic kanë realizuar një marrëveshje miliarda dollarëshe që i bashkangjitet grupit të pakteve mes gjigantëve teknologjik.

Ndryshe, nën drejtimin e Khan, FTC ka gjobitur me sukses Amazon për shkelje të privatësisë që përfshinte kamerën në zilen e derës, dhe ka kthyer vëmendjen te kompanitë teknologjiike që kanë zgjedhur të rrisin investimet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat