Për herë të parë në 40 vjet, versioni i ri nga Windows do të vijë pa aplikacionin WordPad

Teknologji

Për herë të parë në 40 vjet, versioni i ri nga Windows do të vijë pa aplikacionin WordPad

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:18
Përditësimi i tij thelbësor më i fundit ishte në Windows 7

Shumë prej aplikacioneve të Windows si Calculator, Media Player, Paint, dhe Snipping, kanë marrë një lloj ridizajnimi dhe veçori të reja në çdo version të sistemit operativ, ndryshime këto nga të cilat është përjashtuar vetëm redaktori i tekstit, WordPad.

Megjithëse shumë më i kufizuar se Microsoft Word, WordPad është i aftë për të ruajtur dhe lexuar dokumente të ndryshme.

Përditësimi i tij thelbësor më i fundit ishte në Windows 7, version ky i cili është i pranishëm edhe në Windows 11, por me pak modifikime.

Por, duket se redaktori nuk do të fitojë një ridizajnim për të mbajtur ritmin e njëjtë me aplikacionet e tjera.

Windows ka njoftuar se WordPad “nuk do të përditësohet më”, dhe do të largohet nga versionet e tij të ardhshme.

Nuk duket se gjiganti teknologjik ka plane për krijimin e ndonjë tjetër lloj redaktori të tekstit, por përdoruesit janë të lirë të përdorin një gamë të gjerë alternativash në uebfaqe të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat