Shumë këngë mund të mos përdoren më në TikTok: Pse dhe çfarë sjell kjo?

Teknologji

Shumë këngë mund të mos përdoren më në TikTok: Pse dhe çfarë sjell kjo?

Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:02
TikTok

Nëpërmjet një letre të hapur të shpërndarë në faqen zyrtare të internetit, kompania diskografike holandeze-amerikane "Universal Music Group" - e cila mban, ndër të tjera, të drejtat e artistëve duke përfshirë Taylor Swift, Beatles, Drake, The Weeknd, Justin Bieber, Adele, Post Malone dhe shumë të tjerë – ka njoftuar heqjen e katalogut të saj muzikor nga TikTok pas përfundimit të kontratës, e cila skadon sot, më 31 janar 2024.

“Misioni ynë kryesor është i thjeshtë: të ndihmojmë artistët dhe kompozitorët tanë të arrijnë potencialin e tyre më të madh krijues dhe tregtar. Për të arritur këto qëllime, ekipet tona përdorin përvojën dhe pasionin e tyre për të mbyllur marrëveshje me partnerë në mbarë botën, partnerë që i marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të kompensuar në mënyrë të drejtë artistët dhe kompozitorët tanë dhe për të trajtuar përvojën e përdoruesit me respekt”, shkruhet në letrën nga 'Universal Music'.

Grupi, i cili vazhdon të shpjegojë vështirësitë e hasura në TikTok për disa "çështje kritike", përkatësisht "kompensim adekuat për artistët dhe kompozitorët tanë, mbrojtjen e artistëve nga efektet e dëmshme të AI dhe sigurinë në internet për përdoruesit e TikTok".

Letra vazhdon duke përshkruar përgjigjet e platformës sociale ndaj kërkesave të Universal: "Kur ne propozuam që TikTok të merrte masa të ngjashme me partnerët tanë të tjerë të platformës për t'u përpjekur t'i adresonte këto çështje, ai u përgjigj fillimisht me indiferencë dhe më pas me kërcënim".

Universal pretendon se TikTok “u përpoq të na frikësonte për të pranuar një marrëveshje që vlen më pak se marrëveshja e mëparshme, shumë më pak se vlera e drejtë e tregut dhe nuk pasqyron rritjen e tyre eksponenciale. Si u përpoq të na frikësonte? Duke hequr në mënyrë selektive muzikën nga disa prej artistëve tanë në zhvillim, duke mbajtur yjet tanë globalë që nxisin audiencën në platformë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat