Zuckerbergu u kërkon falje familjeve të fëmijëve që u vetëvranë si pasojë e rrjeteve sociale

Teknologji

Zuckerbergu u kërkon falje familjeve të fëmijëve që u vetëvranë si pasojë e rrjeteve sociale

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 07:46
Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje familjeve të cilat kanë pohuar se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga mediat sociale.

Ai këtë kërkimfalje e ka bërë gjatë një seance dëgjimore në senatin amerikan.

Zuckerbergu nga kompania Meta bashkë me shefat e platformave TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e të dyja partive madhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë këta liderë mediash sociale për t’i mbrojtur fëmijët online, shkruan BBC-ja.

Prapa tyre kishin qenë familjet të cilat kishin thënë që fëmijët e tyre e kishin lënduar apo vrarë veten si rezultat i përmbajtjes në mediat sociale.

“Më vjen shumë keq se nëpër çfarë keni kaluar që të gjithë”, u ka thënë Zuckerbergu.

“Është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat në të cilat ju familjet keni vuajtur”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat