Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Teknologji

Kjo uebfaqe e frikshme zbulon gjithçka që di interneti për ju

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Pavarësisht se sa të kujdesshëm jemi, pothuajse kushdo që është internet ndanë pa dashje informata për veten.

Disa prej nesh mund të jemi edhe më të zellshëm në leximin e marrëveshjeve të cookie-ve në një sajt të ri.

Por, disa faqe interneti kanë shumë më tepër të dhëna për ju se sa mund të mendoni, siç tregohet nga një mjet i shpejtë i quajtur Webkay.

Mjeti rendit një sërë gjërash të ndryshme që faqet e internetit mund të dinë për ju, përpara se të pranoni “cookie-it”.

Këto përfshijnë informata sikurse për vendndodhjen tuaj, çfarë browseri interneti po përdorni, si duket hardueri i kompjuterit tuaj, cila është adresa e juaj IP, sa shpejt funksionon rrjeti i juaj dhe në cilat faqe të mediave sociale jeni të kyçur.

Informatat krijojnë një pamje mjaft gjithëpërfshirëse për ju.

Marrëveshjet për ‘cookie-it’ duhet të lexohen me vëmendje për të kuptuar se çfarë përfshijnë në të vërtetë – ose mund të filloni t’i refuzoni ato si fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat