Çfarë dihet për shitjen e një pjese të aksioneve të Amazon nga Jeff Bezos?

Teknologji

Çfarë dihet për shitjen e një pjese të aksioneve të Amazon nga Jeff Bezos?

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:25
Jeff Bezos

Jeff Bezos ka shitur gati 12 milionë aksione të Amazon për një total prej më shumë se 2 miliardë euro, duke shënuar kështu shitjen e parë të aksioneve të kompanisë që nga viti 2021.

Sipas një plani tregtar të Bezos, kjo shitje është pjesë e planit për të shitur deri në 50 milionë aksione gjatë një periudhe që përfundon në janar të vitit 2025.

Bëhet e ditur se, vlera e aksioneve të Amazon vetëm gjatë muajve të fundit është rritur më shumë se 78 për qind.

Bezos ka kontrolluar rreth 12.3 për qind të aksioneve të kompanisë, duke përfshirë ato që ai zotëron plotësisht, dhe ato në pronësi të ish-bashkëshortes së tij, MacKenzie Scott.

Tatimi mbi fitimet kapitale në Washington vendos një taksë prej 7 për qind për çdo fitim që kap vlerën e mbi 250 mijë eurove për shitjen e aksioneve.

Por, duke e bërë Miamin shtëpinë e tij, Bezos do të kursejë 600 milionë dollarë nga shpenzimet tatimore, por kjo vetëm nëse përfundon duke shitur 50 milionë aksionet e planifikuara.

Ndryshe, Bezos ka krijuar fondin Bezos Day One Fund i cili fokusohet te familjet e pastreha dhe arsimi parashkollor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat