Sony po ndryshon taktikat për PlayStation 5

Teknologji

Sony po ndryshon taktikat për PlayStation 5

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Shitjet gjatë festave të fundvitit nuk shkuan siç kishte planifikuar Sony dhe orekset e kompanisë kanë ndryshuar në përputhje me rrethanat.

Sony nuk arriti objektivat e shitjes për konzolën “PlayStation 5” gjatë periudhës së festave.

Kompania dështoi të shiste 25 milionë konzola gjatë vitit të kaluar, kështu që uli synimet për këtë vit në 21 milionë.

Gjatë sezonit të festave të vitit 2023, Sony dorëzoi 8.2 milionë konzola PlayStation 5, duke e dërguar totalin e dërgesave të PS5 në 54.8 milionë në katër vjet.

PS5 me sa duket nuk performoi në nivelin e PS4, të cilin Sony e konfirmoi në raportin financiar për tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

PS4 aktualisht është shitur më shumë se PS5, gjegjësisht 2.5 milionë konzola ndërsa pritej që në vitin 2023, PlayStation 5 të kalonte modelin e mëparshëm në të gjitha parametrat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat