A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

Teknologji

A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Thashethemet për prishjen e partneriteteve po bëhen gjithnjë e më të shumta.

Një prej partneriteteve që ndezi diskutime të shumta ishte ai midis OnePlus, Oppo dhe Hasselblad.

Tani në rrjete sociale po qarkullon një tekst viral që thotë se Google do t’i jap fund Gmail në vitin 2024.

“Që nga 1 gushti 2024, Gmail do të mbyllet zyrtarisht, duke shënuar fundin e shërbimit të tij. Kjo do të thotë se Gmail nuk do të mbështesë më dërgimin, marrjen ose ruajtjen e emaileve”, thuhet në postim.

Por, këto pretendime janë hedhur poshtë me anë të një postimi nga Gmail ku thuhet se “Gmail do të qëndrojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat