Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Teknologji

Google konfrontohet me Indinë shkaku i përgjigjes së chatbot-it me Inteligjencë Artificiale

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 00:40
Foto ilustrim

Një përgjigje nga platforma me Inteligjencë Artificiale (Al) Gemini e Google ka “provokuar” një konfrontim midis kompanisë dhe qeverisë indiane.

Gazetari Arnab Ray i ka shtruar pyetjen Geminit nëse kryeministri indian, Narendra Modi, ishte një fashist. Ai mori përgjigjen se Modi “ishte akuzuar për zbatimin e disa politikave që disa ekspertë i kanë cilësuar si fashiste”.

Vazhdon gjykimi për lehonën nga Dibra, Veaposka: Mi hoqën gjysmën e organeve, ndërsa ek...

Dalin pamjet se çfarë u bënë medaljeve Caicedo dhe Lavia pas humbjes së finales nga Liv...

Coutinho tregon se kush duhet ta drejtojë Barcelonën mes Klopp dhe Flick

400 milionë euro investime, Qeveria e Kosovës dhe BERZH nënshkruajnë memorandum mirëkup...

Korporata Rugove nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Esports Kosova

Gemini u përgjigj se arsyet për këtë cilësim ishin “ideologjia nacionaliste hindu e partisë në pushtet, shtypja e saj ndaj disidencës dhe përdorimi i dhunës kundër pakicave fetare”, shkruan the Guardian.

Kur gazetari e postoi përgjigjen në rrjete sociale, një person ishte aq i mërzitur sa që i kërkoi Ministrit të Teknologjisë dhe Informacionit, Rajeev Chandrasekhar, të merrte parasysh atë që ai e përshkroi si “përgjigje keqdashëse”.

Ministri ka reaguar menjëherë duke e akuzuar Google për shkeljen e ligjeve të Indisë për teknologji dhe informacion.

Ai shkroi në X se “mosbesueshmëria e platformave me Al nuk mund të përdoret si justifikim që ato të konsiderohen të përjashtuara nga ligjet indiane”.

Google u përgjigj duke thënë se e kishte adresuar problemin dhe po punon për ta përmirësuar sistemin.

“Gemini është ndërtuar si një mjet kreativiteti dhe produktiviteti dhe mund të mos jetë gjithmonë i besueshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për t’iu përgjigjur disa kërkesave rreth ngjarjeve aktuale, temave politike ose lajmeve në zhvillim”, tha Google në një deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat