Firma e taksive ajrore Volocopter merr dritën jeshile për të filluar prodhimin në Gjermani

Teknologji

Firma e taksive ajrore Volocopter merr dritën jeshile për të filluar prodhimin në Gjermani

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i taksive ajrore Volocopter ka marrë dritën jeshile për të filluar prodhimin serik të fluturakeve të tij, njoftoi kompania në Bruchsal pranë qytetit jugperëndimor të Karlsruhe.

Volocopter prodhon fluturake tërësisht elektrike me një strukturë unazore të veçantë që mbështet rotorë të shumtë mbi një “kapsulë” pasagjerësh.

Pajisja mund të ngrihet dhe të ulet vertikalisht.

Kompania ka marrë një zgjatje të miratimit të saj të Organizatës së Prodhimit (POA) nga Zyra Federale Gjermane e Aviacionit, ose LBA, e cila do të mundësojë prodhimin serik të taksisë fluturuese Volocity e cila mund të transportojë dy persona.

“Ky është një moment historik i madh për ne”, ka thënë shefi operativ i Volocopter, Andreas Fehring. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat