Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?

Teknologji

Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?

Më: 4 mars 2024 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Apple së fundmi ka hequr dorë nga planet për të hyrë në industrinë automobilistike me “veturën e saj misterioze elektrike”.

Bëhet e ditur se në vend të kësaj, kompania ka zhvendosur fokusin në botën e popullarizuar të Inteligjencës Artificiale (Al) gjeneruese.

Projekti Titan për prodhimin e veturës thuhet se mund të kishte ofruar konkurrencë të fortë për Tesla-n dhe të tjerët, shkruajnë mediat e huaja.

Por, ky nuk është i vetmi projekt që ka dështuar, pasi ka pasur edhe përpjekje tjera që nuk kanë arritur “ta shohin dritën”.

Air Power

Karikuesi me valë të cilin Apple e prezantoi për herë të parë në vitin 2017, pritej të përdorte standardin Qi për të karikuar deri në tre pajisje në të njëjtën kohë. Megjithatë, kompania e anuloi prodhimin e tij në vitin 2019. Air Power u zëvendësua me karikuesin e palosshëm MagSafe Duo i cili mbështet ngarkimin e njëkohshëm të vetëm dy pajisjeve.

Televizioni

Televizioni i Apple për dallim nga Apple TV është një projekt tjetër i përfolur prej kohësh i cili nuk u realizua. Prodhimi i një televizori nga gjiganti teknologjik u parashikua nga analistë dhe investitorë të shumtë. Por, ashtu si projekti Titan, edhe televizori nuk hyri në prodhim.

Vademecum

Apple ka prezantuar prototipin e një tableti më shumë se një dekadë e gjysmë përpara se të prezantonte iPad-in e parë. Imazhet e projektit janë shfaqur në vitin 1994 në internet. Megjithatë, kompania e anuloi projektin pasi aso kohe nuk kishte “treg për tabletë”.

MessagesSlate

Vademecum nuk ishte përpjekja e vetme e Apple që dështoi për prodhimin e një tableti. Përafërsisht në të njëjtën kohë kompania po punonte edhe në një projekt të quajtur MessageSlate. Apple hoqi dorë nga ai projekt, dhe e zëvendësoi atë me MessagePad, një version më i vogël.

W.A.L.T.

Shumë përpara prodhimit të iPhone, Apple testoi një telefon “Mac” të koduar me emrin W.A.L.T i cili përmbante një ekran me prekje dhe veçori të ndryshme si ID. Sidoqoftë, kompania e anuloi prodhimin e tij dhe nuk diskutoi kurrë publikisht rreth këtij produkti.

PenLite

Gjatë vitit 1992, Apple ka punuar edhe rreth zhvillimit të një tableti tjetër të quajtur PenLite. Ky tablet mbështetej nga sistemi 7.1 si versioni i parë i sistemit operativ Macintosh nga Apple. Kompania përfundimisht e anuloi prodhimin e tij më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat