Lëvizja e fundit e Elon Musk shkakton konfuzion te përdoruesit e X

Teknologji

Lëvizja e fundit e Elon Musk shkakton konfuzion te përdoruesit e X

Më: 5 prill 2024 Në ora: 14:31
Elon Musk

X ka shkaktuar konfuzion duke rivendosur shenjat e kaltërta të verifikimit falas për disa përdorues, një vit pasi filloi tarifimin e këtij shërbimi.

Për vite, shenjat e kaltërta kanë shërbyer si verifikim për persona të famshëm, politikanë, gazetarë dhe persona tjerë me ndikim.

Megjithatë, muaj pasi Elon Musk e bleu aplikacionin për 44 miliardë dollarë, ai i hoqi shenjat dhe filloi t’i ofronte si pjesë e një shërbimi premium për 8 dollarë në muaj, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se kjo lëvizje ka shkaktuar konfuzion pasi një numër i madh i llogarive të rreme morën verifikim thjesht duke e blerë atë.

Por, së fundmi përdoruesit e X vunë re se shenjat e tyre u janë rikthyer, pavarësisht faktit që nuk ishin abonuar në ofertën premium.

Ndryshe, që prej tetorit të vitit 2022 kur Musk e bleu X, platforma ka qenë e trazuar.

Miliarderi ka pushuar nga puna mijëra persona dhe është përballur me akuza mbi përhapjen e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes.

Kjo ka ndikuar që vetëm gjatë vitit të parë të tij në krye të X, të ardhurat nga reklamat të zvogëlohen për 55 për qind. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat