Apple në bisedim me OpenAl që të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Teknologji

Apple në bisedim me OpenAl që të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18.

“Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”, tha Gurman.

Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.

Gjithashtu, thuhet se Apple po kërkon t’i jap një ndryshim me Al edhe Siri-t. Dhe nëse kjo nuk mjafton, Apple thuhet se është në bisedime edhe me Google për sjelljen e veçorive gjeneruese të Gemini-t në pajisjet Apple.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat