Epic Games gjobitet më shumë se një milion euro, mashtroi fëmijët për të shpenzuar para në Fortnite

Teknologji

Epic Games gjobitet më shumë se një milion euro, mashtroi fëmijët për të shpenzuar para në Fortnite

Më: 18 maj 2024 Në ora: 11:31
Epic Games

Autoriteti holandez për Konsumatorët dhe Tregjet (ACM) ka gjobitur Epic Games me 1.1 milion euro për “përdorimin e praktikave të padrejta tregtare që synojnë fëmijët në blerjen e video-lojës Fortnite”.

Sipas rregullatorit holandez, Epic Games përdorte reklama të synuara për t’i bërë presion fëmijëve të blinin kur luanin Fortnite, raporton NL Times.

Kjo lojë video përmban fraza si “blej tani” ose “merr tani”, të cilat rregullatori i quajti “praktikë tregtare ilegale agresive” dhe urdhëroi zhvilluesin të paguajë 562 mijë euro si dëmshpërblim.

Përveç kësaj, kompania amerikane do të duhet të paguajë edhe 562 mijë euro të tjera për shkak të numërimit mashtrues të përdorur në dyqanin e artikujve.

Në shumë raste, artikulli ishte ende i disponueshëm me të njëjtin çmim, pavarësisht se numëruesi arriti në zero pas numërimit mbrapsht.

“Fëmijët ishin nën presion për të marrë vendime të shpejta për blerjen sepse kishin përshtypjen se përndryshe do të humbin artikujt në ofertë”, theksoi ACM.

Rregullatori holandez i ka dhënë Epic Games kohë deri më 10 qershor për të korrigjuar praktikat e sipërpërmendura të biznesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat