Zuckerberg të dëshmojë para Parlamentit Evropian - Bota Sot
Zuckerberg të dëshmojë para Parlamentit Evropian

Teknologji

Zuckerberg të dëshmojë para Parlamentit Evropian

Më: 18 prill 2018 Në ora: 22:25
Mark Zuckerberg

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani kërkoi sot që drejtuesi i Facebook, Mark Zuckerberg të vijë personalisht për të dhënë sqarime para eurodeputetëve në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të miliona përdoruesve.

”Të gjitha grupet politike këmbëngulin në domosdoshmërinë absolute të pranisë suaj personale, siç ishte rasti përpara Kongresit të SHBA-së”, shkruan Antonio Tajani në një letër drejtuar Mark Zuckerberg.

Tajani, që prej datës 20 mars dhe shpërthimit të skandalit ”Cambridge Analytica”, emri i shoqërisë që ka shfrytëzuar pa dijeninë e tyre të dhënat e mijëra përdoruesve të “Facebook”, ftoi drejtorin e përgjithshëm të “Facebook” për të qenë i pranishëm për dhënien e sqarimeve para përfaqësuesve të 500 milionë shtetasve të BE-së.

Por Mark Zuckerberg, i cili dëshmoi për gati dhjetë orë përpara deputetëve amerikanë javën e kaluar, propozoi se do të jetë zëvendëspresidenti i ngarkuar për çështjet publike të grupit kalifornian, Joel Kaplan, i cili do të paraqitet përpara eurodeputetëve.

”Jemi të bindur se mijëra evropianë të prekur nga skandali ‘Cambridge Analytica’ meritojnë një sqarim të plotë dhe të thelluar nga ana e drejtuesit kryesor të Facebook, ekzaktësisht siç ishte rasti për qytetarët amerikanë”, shprehet Tajani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera