Triumfon Federer - Bota Sot
Triumfon Federer

Tenis

Triumfon Federer

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 18:51
Triumfon Federer

Tetë herë fituesi i turneut londinez, Roger Federer, fitoi me rezultat 3:1 ndaj afrikano-jugorit Lloyd Harris (3:6, 6:1, 6:2, 6:2). Ky i fundit fitoi setin e parë, duke bërë që për Federer ky turne të niste jo mirë.

Gjithsesi, zvicerani arriti të rikuperojë dhe fitoi me lehtësi tri setet e  tjera, duke avancuar më tej.

Pas 5 setesh fiton edhe tenisti rebel Nick Kyrgios, që mundi 3:2 australianin Jordan Thompson, ndërsa japonezi Kei Nishikori fitoi 3:0 ndaj brazilianit Thiago Monteiro.

Ditë pozitive edhe për tenistët francezë, pasi avancojnë në raundin e dytë Gilles Simon dhe Jo-Wilfried Tsonga. Te femrat, spanjollja Garbine Muguruza, u mund 2:0 nga braziliania Betraiz Maia (6:4, 6:4).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...