Të gjithë shikuesit në këmbë, 15 vjeçarja rikthen gjithçka dhe shënon fitoren e radhës

Tenis

Të gjithë shikuesit në këmbë, 15 vjeçarja rikthen gjithçka dhe shënon fitoren e radhës

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 23:24
Cori Gauff

Padyshim, befasia më e bukur deri më tani.

Fjala është për tenisten 15 vjeçare, Cori Gauff, e cila sot ka shënuar edhe fitoren e radhës në kuadër të Wimbledonit, që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin ishull, Londër.

Amerikania ka shënuar edhe një tjetër fitore, ku u tregua më e mirë se sllovenia Polona Hercog 3 – 6, 7 – 6 (9 – 7), 7 – 5.

Nga disavantazhi prej 1-0 në sete, tinejxherja riktheu gjithçka, duke e ngritur gjithë stadiumin në këmbë dhe për t’iu gëzuar tejmase kualifikimit tutje.

Ajo, të paktën deri tani llogaritet senzacioni i trofeut më të rëndësishëm në sportin e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat