E qëlloi me top në fytyrë, sportisti i njohur bën gjestin e madh për vajzën - Bota Sot
E qëlloi me top në fytyrë, sportisti i njohur bën gjestin e madh për vajzën

Tenis

E qëlloi me top në fytyrë, sportisti i njohur bën gjestin e madh për vajzën

Më: 23 janar 2020 Në ora: 22:38
Nadal menjëherë ka vrapuar në drejtim të saj për të parë nëse ajo është mirë.

Rafael Nadal, aktualisht tenisti numër një në botë, gjatë meçit të sotëm me Federico Delbonis, e ka qëlluar me top në fytyrë një vajzë që i blidhte topat.

Goditja ishte relativisht e fortë, prandaj Nadal menjëherë ka vrapuar në drejtim të saj për të parë nëse ajo është mirë.

Vajza vetëm i ka buzëqeshur, ndërsa tenisti spanjoll e ka puthur në faqe. Pas meçit Rafa e ka pranuar se ishte tmer ruar derisa e pa se vajza është mirë.

“Sinqerisht isha i tmerruar për të. Topi ishte mjaft i shpejtë dhe e qëlloi në kokë. Ajo është një vajzë shumë trimëreshë”, ka thënë Nadal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat