Sofia Kenin ballëlart

Tenis

Sofia Kenin ballëlart

Më: 1 shkurt 2020 Në ora: 12:22
Sofia Kenin ballëlart

Tenistja Sofia Kenin ka fituar Grand Slamin e parë në karrierë, duke mposhtur spanjollen Garbine Muguruza 2:1 në sete.

Muguruza fitoi setin e parë 6-4, por Kenin arriti të këndellet duke fituar dy sete e tjera 6:2, 6:2.

Ky është trofeu i parë për 21 vjeçaren amerikane e lindur në Moskë.

Kenin bëhet fituesja më e re e Australian Open, prej Maria Sharapova-s në vitin 2008.

Para Australian Open,  rezultati më i miri i saj kishte qenë një paraqitje në raundi e katërt në French Open, gjatë vitit 2019 ku kishte mposhtur Serena Williams.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat