Zyrtare, Maria Sharapova tërhiqet nga sporti i tenisit

Tenis

Zyrtare, Maria Sharapova tërhiqet nga sporti i tenisit

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:11
Maria Sharapova

Përmes një deklarate zyrtare, tenistja ruse Maria Sharapova ka konfirmuar tërheqjen e saj nga sporti. Letra është publikuar në “Vogue”, duke lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen bukuroshja ruse t’i dedikohet modës dhe kompanisë së saj së ëmbëlsirave “Sugarpova”.

Sharapova konfirmon lamtumirën e saj përmes disa pyetjeve, të cilave u jep përgjigje me një fjalë të vetme: Lamtumirë!

“Si arrij të lë pas krahëve të vetmen jetë që kam njohur? Si do të largohem nga fushat e lojës në të cilën jam stërvitur që kur isha fëmijë? Të largohem nga loja që dashuroj, që më ka sjellë dhimbje dhe gëzime të jashtëzakonshme? Të largohem nga një sport në të cilin kam gjetur familjen time, larg tifozëve që më ndjekin gjithnjë? E di këtë gjë, ndaj ju lutem më falni për këtë vendim. Tenis, po të them përfundimisht lamtumirë”, shkruan Maria Sharapova.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat