Shkaku i koronavirusit, Wimbledon pritet të anulohet

Tenis

Shkaku i koronavirusit, Wimbledon pritet të anulohet

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:55
Wimbledon

Shkaku i koronavirusit që ka kapluar botën, Wimbledoni në tenis pritet të anulohet.

Nënkryetari i Federatës Gjermane të Tennis (DTB), Dirk Hordorff për Sky Sports ka theksuar se Wimbledon do të jetë ngjarja e radhës sportive që do të pezullohet.

“Vendimi i nevojshëm tashmë është marrë. Wimbledon ka deklaruar se ata do të kenë një mbledhje të bordit të mërkurën e ardhshme dhe do të marrin vendimin përfundimtar,” tha Hordorff për Sky Sports Germany.

“Është plotësisht e papranueshme të imagjinohet se me kufizimet e udhëtimit të mbahet një turne ndërkombëtar tenisi, ku qindra mijëra njerëz nga e gjithë bota do të udhëtonin. Kjo është e paimagjinueshme”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat