Fjalimi i Ramës prek italianët

Tenis

Fjalimi i Ramës prek italianët

Më: 31 mars 2020 Në ora: 15:09
Fjalimi i Ramës prek italianët

Solidariteti i shfaqur nga Shqipëria ndaj Italisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në zonën e Lombardisë për të ndihmuar vendin fqinj në këtë periudhë të vështirë në luftimin e coronavirusit ka sjellë një dashuri të ndërsjellë mes dy vendeve, që duket se do të shtrihet dhe në botën e sportit.

Mbështetja mjekësore e Shqipërisë duket se po shërben si një forcim i miqësisë dhe në botën e sportit mes dy vendeve me Riccardo Piattin, një prej trajnerëve më legjendarë të sportit të tenisit botëror që ka shprehur gatishmërinë e tij që në të ardhmen të stërvitë personalisht të rinjtë shqiptarë në sportin e tenisit duke shpresuar që të nxjerrë kampionë të rinj ATP dhe nga një vend i vogël siç është Shqipëria.

Vetë legjenda e tenisit italian është frymëzuar nga fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të cilat i cilësoi si shumë të ndjera dhe shprehu gatishmërinë e tij që të kontaktojë personalisht me Federatën Shqiptare të Tenisit për të nisur një bashkëpunim të ri me Piatti Tennis Academy në përgatitjen e talenteve të rinj botërorë me origjinë nga Shqipëria.

Ideja e Piattit është mbështetur edhe nga tenisti nr. 384 i botës, Jannik Sinner, që është një produkt i akademisë së drejtuar nga Piatti dhe që ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar trajnerin e tij në këtë nismë që do të bashkonte dhe më tepër dy vendet, por dhe sportin italian dhe atë shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat