Gjokoviq në panik, kjo po i ndodhë...

Tenis

Gjokoviq në panik, kjo po i ndodhë...

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 17:16
Gjokoviq në panik, kjo po i ndodhë...

Të gjithë tenistët pjesëmarrës në turneun “show” të “Adria Tour”, të organizuar nga serbi Novak Gjokoviq, janë në alarm. Gjokoviq në panik.

Numri 1 në botë për meshkuj ka qenë në kontakt të afërt e të shpeshtë me basketbollistin Nikola Jankoviq, që ka rezultuar së fundi pozitiv me Covid-19.

Jankoviq luan me Partizanin e Beogradit dhe ka patur kontakt me Gjokoviqin gjatë një eventi në Serbi pak ditë më parë. Sipas mediave serbe, Gjokoviq do të kryejë tamponin për të mësuar nëse edhe ai është pozitiv me koronavirus.

Por jo vetëm Gjokoviq. Në alarm janë edhe 7 tenistët e tjerë pjesëmarrës në “Adria Tour” që u zhvillua fundjavën e kaluar në Beograd. Ata kanë qenë në kontakt të ngushtë mes tyre dhe në fund kanë festuar duke pirë edhe në një diskotekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat