Bajraliu i drejtohet Komunës së Prishtinës: Asnjëherë nuk kam hasur në mbështetje...

Tenis

Bajraliu i drejtohet Komunës së Prishtinës: Asnjëherë nuk kam hasur në mbështetje...

Nga: K. G. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:18
Bajraliu i drejtohet Komunës së Prishtinës: Asnjëherë nuk kam hasur në mbështetje...

Tenisti i mirënjohur i Kosovës,  Granit Bajraliu, është i pakënaqur me Komunën e Prishtinës. Ai përmes një shkrimi ka treguar se cilat janë pakënaqësitë e tij.  

“Me këtë shkrim po i drejtohem Komunës së Prishtinës, specifikisht departamentit të sportit, për të shprehur pakënaqësinë time në përzgjedhjen e përfituesve të subvencioneve për sport të fazës së parë për vitin 2020. 

Edhe pse jam kampion i shumëfishtë i Kosovës në tenis, e kam shënuar disa fitore ndërkombëtare për Kosovën duke u bërë kështu i pari në historinë e tenisit të Kosovës, e edhe pse jam zgjedhur disa herë në dhjetëshen e sportistëve më të mirë të Prishtinës (përfshirë edhe vitin e fundit), unë nuk gjeta përkrahje nga komisioni për mbështetje financiare. 

Image

Personalisht asnjëherë nuk kam hasur në mbështetje nga asnjë institucion komunal apo shtetëror, dhe kjo ishte hera e parë për mua që aplikoj për një subvencion të tillë, duke shpresuar që tek ne ende vlerësohen dhe mbështeten më të mirët të cilët premtojnë dhe i sjellin Prishtinës dhe Kosovës rezultate gjithnjë e më të mira. 

Përmes kësaj deklarate i drejtohem komisionit përzgjedhës, të jenë më profesional dhe më të kujdesshëm kur zgjedhin se kënd ta përkrahin, sepse në fund të fundit ne sportistët jemi ata të cilët pa marrë parasysh gjendjen dhe sfidat, nuk po ndalemi duke i sjellur Prishtinës rezultate”, ankohet Bajraliu,

“P.s. për rezultatet e mija të shumta mund të hulumtoni shumë lehtë në Google, dhe në webin e Federates së Tenisit të Kosovës, përfshirë këtu edhe lëshimin e himnit të Kosovës në Spanje për nderin tim, edhe pse Spanja nuk na ka njohur si shtet”, shkruan Bajraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat