Frikë

Tenis

Frikë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:08
Barty

Numri 1 i botës, Ashleigh Barty, nuk do të marrë pjesë në US Open. 24-vjeçarja australiane vendosi për të mos shkuar në Shtetet e Bashkuara për Slamin e dytë të sezonit që do të zhvillohet në Neë York, sidoqoftë tenistja nga Queenslandi është e pavendosur nëse do të marrë pjesë apo jo gjithashtu edhe në Slamin Francez, me turneun e Roland Garrosit, që është programuar në kalendar vetëm dy javë pas aktivitetit të përvitshëm në Flushing Meadoës.

Tenistja me origjinë aborigjene vendosi për të mos marrë pjesë në Slamin Njujorkez, për shkak të frikës së përhapjes së virusit COVID-19. Ash Barty e konfirmoi vetë lajmin, duke shpjeguar se pas këshillimit me stafin e saj vendosi për të mos udhëtuar fare drejt Shteteve të Bashkuara, duke hequr dorë kështu si nga turneu i Cincinnatit Ëestern & Southern Open ashtu edhe nga Turneu i Madh US Open për vitin 2020. Barty deklaroi se i pëlqejnë shumë këto dy turne, por ajo u justifikua duke shtuar se preferoi për të bërë një zgjedhje të tillë për të shmangur pikërisht rrezikun e madh që ekziston këto kohë përtej Atlantikut, për t’u infektuar nga pandemia e koronavirusit.

24-vjeçarja bëri të qartë se nuk ndihet aspak mirë për t’i vënë pjesëtarët e stafit të saj në një pozitë të tillë të vështirë. Ashleigh Barty tha se i uron Federatës Amerikane të Tenisit, që merret me organizimin e këtij turneu gjithë të mirat dhe tenistja australiane premtoi se do të rikthehet vitin e ardhshëm për të marrë pjesë normalisht në Flushing Meadoës.

Për hir të së vërtetës Barty është kampionia në fuqi në Roland Garros, prandaj nuk përjashtohet mundësia që numri 1 i botës të ketë preferuar një zgjedhje të tillë pikërisht me qëllimin për të ruajtur energjitë për të mbrojtur me sukses titullin e edicionit të kaluar, kur në dheun e kuq parizien mposhti në finale tenisten e re çeke, 21-vjeçaren Marketa Vondrousova. Ajo deklaroi se do të shpallë vendimin për pjesëmarrjen ose jo në Slamin Francez në javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat