Lajm i madh për Prizrenin! Hadërgjonaj: Qendra do të ndërtohet

Tenis

Lajm i madh për Prizrenin! Hadërgjonaj: Qendra do të ndërtohet

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 16:48
Lajm i madh për Prizrenin! Hadërgjonaj: Qendra do të ndërtohet

Veprimtari i shquar i tenisit, jeton Hadërgjonaj, jep lajmin e madh për qytetin e Prizrenit!
“Boom Boom Boom - u nda parcela për ndërtimin e kompleksit modern të terreneve të tenisit në Prizren. 

Plot 25 vite në tenis. Ia sollëm tenisin qytetit të Prizrenit së bashku me Naim Shehun në vitin 1996. 
Nga një teren shumë i bukur në investim privat, Prizrenit ia dhuruam një risi, një sport të kulturës së lartë që të sjellë kënaqësi, shëndet, dhe miq të shumtë.

I tërë mundi dhe investimi u shpagua me rezultate të anëtarëve të klubit. E bëmë Prizrenin qytet të kampionëve. Qysh moti kishim ide dhe vullnet që ta kemi një qendër nacionale të tenisit për punë profesionale 12 mujore. U injoruam, u zhagitëm e u vonuam. Ikën shumë tenistë, trajnerë, ikën vitet.

Por, ja që vjen një ditë kur fillon të besosh se i tërë ai angazhim dhe mund do të shpaguhet.  

Së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka,  Drejtoreshën për Kulturë Rini dhe Sport Emilija Rexhepi  Drejtorin e Shërbimeve Publike Osman Krasniqi e përcaktuam vendin ku do të ndërtohet kompleksi i terreneve të tenisit. Është një vend fenomenal që gjendet tek kompleksi Natyra që gjendet 1.3 km larg nga Lidhja e Prizrenit në rrugën Prizren – Prevallë.
Qendra do të ndërtohet me buxhet të përbashkët të Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Kulturës dhe Sportit të Kosovës dhe Ministrisë së Komuniteteve

Falemnderim dhe respekt i veçantë për: Kryetar i Komunës së Prizrenit – Mytaher Haskuka, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport –  Emilija Rexhepi. Të falennderoj o Zot që ma mundësove të e pres edhe këtë ditë. Urime teniser, urime Prizren”, shkruan Hadërgjonaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat