Roger Federer jep lajmin e mirë, po kthehet sërish në fushë

Tenis

Roger Federer jep lajmin e mirë, po kthehet sërish në fushë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:22
Roger Federer

Roger Federer nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Australian Open.

Tenisti më i mirë në botë i të gjitha kohërave, Federer ka paralajmëruar rikthimin në fushë – pas mungesës në Australian Open.

“Australia Open erdhi pak herët për shkak të gjurit. Por unë me të vërtetë po e pres kthimin në Qatar Open në Doha – edhe pse stadiumi mund të jetë bosh, kjo do të jetë një përvojë e mirë për mua”, ka thënë Federer.

Federer zbulon po ashtu se dëshiron të merr pjesë në të gjitha kompeticionet.

“Më pëlqen të luaj tenis gjatë gjithë jetës.” shtoi zvicerani.

Roger pritet të rikthehet rreth muajit mars, ai luajti ndeshjen e tij të fundit në janar të 2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat