Tenisti numër 2 në botë nuk luan në “Tokio 2020”?

Tenis

Tenisti numër 2 në botë nuk luan në “Tokio 2020”?

Më: 12 maj 2021 Në ora: 11:56
Tenisti numër 2 në botë nuk luan në “Tokio 2020”?

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka hedhur dyshime në lidhje me prezencën e tij në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke nisur nga 23 korriku.

Nadal është “trembur” edhe nga deklaratat e tenistëve vendës, Naomi Osaka e Kei Nishikori, që janë shprehur të pasigurtë për zhvillimin e Olimpiadës.

“Ende nuk e di nëse do të shkoj apo jo. Sinqerisht, nuk mund të jap një përgjigje, pasi ende nuk e kam vendosur. Kalendari im i eventeve deri në atë datë është i paqartë për shkak të pandemisë. Në një botë normale, përgjigjja ime do të ishte PO.

Të gjithë e dinë rëndësinë e këtij eventi, se sa e rëndësishme ka qenë për mua pjesëmarrja në Olimpiadë. Por në kishte të tilla, nuk e di.

Le të shohim se si do të shkojnë gjërat muajt në vijim dhe nëse do të kem hapësira në kalendarin tim dhe a do të jem në 100% të formës”, tha mes tjerash Nadal, që aktualisht ndodhet në Romë, ku luan në turneun Masters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat