Federeri është tenisti më i mirë në histori

Tenis

Federeri është tenisti më i mirë në histori

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:52
Federeri është tenisti më i mirë në histori

Tenisti francez Richard Gasquet e ka lartësuar Roger Federerin si tenistin më të mirë të të gjitha kohëve dhe e ka krahasuar me Lionel Messin në futboll.

Për Richard Gasquetin, Federeri mbetet tenisi më i mirë në histori, pavarësisht se a e thyen a jo Novak Djokovici rekordin e tij për më së shumti tituj grand slam në histori të këtij sporti.

Pas triumfit në Wimbledon 2021, Djokovic u barazua me Federerin dhe Rafael Nadalin si tre tenistët me më së shumti tituj grand slam, nga 20 secili.

Tenisti numër një në botë nga Serbia e ka mundësinë për t’i kaluar dy rivalët e tij të mëdhenj në shtator, në grand slamin e fundit të këtij viti, US Open.

Reklamë

Por për francezin, i cili u mund nga Federeri në rrethin e dytë të Wimbledonit këtë muaj, është shumë e qartë se kush është më i miri, pavarësisht se me nga sa tituj grand slam i mbyllin karrierat tri legjendat e këtij sporti.

“Unë e shoh ndryshe tenisin. Unë e shoh bukurinë dhe artin e tij, atë që tregohet në fushë. Për mua, Federeri është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm; ai është lojtari më i madh i të gjitha kohëve”, tha Gasquet për L’Equipe.

Si Messi në futboll

Bukuria dhe hijeshia e Federerit në fushën e tenisit e bëjnë atë më të mirin e të gjitha kohëve, sipas tenistit francez.

“Prandaj unë shikoj tenis, edhe nëse Djokovici është më i miri tani. Puna është se kur e shikoj Federerin, jam gjithmonë entuziast nga fillimi deri në fund, sikur Lionel Messi në futboll”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat