Romçeviç: Serbët janë popull i neveritshëm – Gjokoviç është i vogël....

Tenis

Romçeviç: Serbët janë popull i neveritshëm – Gjokoviç është i vogël....

Nga: Fatmir Beka Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:32
Romçeviç: Serbët janë popull i neveritshëm – Gjokoviç është i vogël....

Mediet serbe janë duke hedh “gur e dru” ndaj profesorit, shkrimtarit dhe regjisorit Nebojsha Romçeviç, duke e quajtur regjisor të preferuar të Gjilasit, që sipas “Objektiv” ka fyer të gjithë popullin serb, duke përfshirë edhe tenistin serb Gjokoviç në urrejtjen e tij..

Sipas kësaj gazete, kjo që ka bërë ai është e turpshme, sepse popullin e vetë e ka quajtur popull të neveritshëm.

Në të vërtetë regjisori dhe profesori i FDU Nebojsha Romçeviç, i cili shpesh intervistohet edhe është bisedues i preferuar i medieve që kontrollohen nga Gjilas – lideri i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, me këtë deklaratë ka nxitur reagime të medieve tjera pro-qeveritare.

“Objektiv” shkruan se Romçeviç që njihet si shkrimtar i dramave, në këto medie ka fituar hapësirë për të pështyrë mbi shtetin dhe popullin e vetë.

Por, ai kësaj radhe në urrejtjen e vetë ka përfshirë edhe tenistin më të mirë serb edhe botëror Novak Gjokoviç.

“Gjokoviç është shumë i vogël për të shkruar komplekset e këtij populli të neveritshëm” ka shkruar Romçeviç në profilin e tij në Tviter.

Siç dihet, Gjokoviç dje ka pësuar humbje edhe në garën për medalje të bronztë dhe ka mbetur pa medalje në konkurrencën individuale, ndërsa pas kësaj humbje ka heq dorë edhe nga gara në dyshe-mix.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat