Nadal me kritika për Djokovicin

Tenis

Nadal me kritika për Djokovicin

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:10
Radael Nadal dhe Novak Djokovic

Rafael Nadal e ka kritikuar rivalin e tij Novak Djokovicin pas serbi reagoi keq pas humbjes në luftë për medalje të bronztë nga spanjolli Pablo Carreno Busta.

Djokovic barazoi ndeshjen në 1:1 me sete, porn ë atë finale tenisti serb nuk ishte në nivelin e duhur, teksa pas humbjes e gjuajti raketën në public.

“Fatmirësisht nuk kishte tifoze në atë pjesë dhe nuk u bë diçka më e madhe, por këto gjëra ndodhin nganjëherë dhe ti duhet të përpiqesh t’i shmangësh” – tha Nadal në konferencë për media.

Është e rëndësishme të shmangësh këto lloj situatash, sidomos pasi ti je shembull për shumë fëmijë. Në fund të ditës ai është i pari në botë dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave” – u shpreh ai.

Djokovic e ka shprehi të nervozohet gjatë ndeshjeve, teksa u diskualifikua nga US OPEN e edicionit të ardhshëm, pasi pa qëllim e goditi një gjyqtar të vijave me top.

Nadal e pranoi që serbi ka një mënyrë të pazakontë të zgjidhjes së problemeve dhe emocioneve në fushë.

“Është e çuditshme që dikush që ka aq shumë sukses duhet të reagojë në atë mënyrë here pas here, por në fund të ditës ai është shumë kompetitiv. Nuk është imazhi më i mire” – u shpreh tenisti spanjoll.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat