Në Amerikën e Veriut filloi aktiviteti i radhës Masters

Tenis

Në Amerikën e Veriut filloi aktiviteti i radhës Masters

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 20:18
Në Amerikën e Veriut filloi aktiviteti i radhës Masters

Në Amerikën e Veriut filloi aktiviteti i radhës Masters dhe pesë tenistë nga dhjetëshja e parë e botës do të jenë të pranishëm në Ontario, për të sulmuar turneun e përvitshëm kanadez të kësaj kategorie.

Vitin e kaluar gjithçka u anulua, për shkak të pandemisë së koronavirusit, kështu që edicioni i fundit i Mastersit Kanadez është ai që është zhvilluar në vitin 2019 në Montreal.

Në këtë mënyrë kampion në fuqi në Kanada është Rafael Nadal, i cili ka siguruar edhe dy titujt e fundit në këtë pjesë të globit, duke mposhtur në dy sete tenistët Stefanos Tsitsipas dhe Daniil Medvedev respektivisht në vitet 2018 e 2019.

Numri 2 i botës Daniil Medvedev është raketa e parë e turneut dhe në Toronto 25-vjecari moskovit pozicionohet në pjesën e sipërme të shortit, ku rrezik përbëjnë vetëm kanadezi Denis Shapovalov, rusi Andrey Rublev, polaku Hubert Hurkacz dhe italiani Jannik Sinner. Në krahun e kundërt Rafa duhet të bëjë kujdes nga Stefanos Tsitsipas, që sivjet ka triumfuar në Monte Carlo dhe Lyon.

Tenisti nga Athina që këtë javë do të festojë 23-vjetorin tre vjet më herët në Ontario mundi katër tenistë të dhjetëshes së parë të botës, për t’u thyer vetëm në finale pikërisht nga tenisti i famshëm iberik. Përvec dyshes Djokovic – Federer në Toronto do të mungojë gjithashtu edhe numri 11 në rruzull Pablo Carreno Busta, si dhe tre tenistë të dhjetëshes së parë të botës si Alexander Zverev, Dominic Thiem dhe Matteo Berrettini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat