Çmenduri çfarë ngjau, sportisti: Nuk të plas fare

Tenis

Çmenduri çfarë ngjau, sportisti: Nuk të plas fare

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 13:42
Çmenduri çfarë ngjau, sportisti: Nuk të plas fare

Një skandal i vërtetë ka ndodhur në tenis ku protagonist është bërë numri dy i botës Danil Medvedev.

Rusi humbi në finale përballë bashkatdhetarit të tij Andri Rublev në turneun e Sinsinatit, por nuk mundi ta përtypte dot humbjen duke i shfryrë të gjitha nervat kameramanit. Gjithçka nisi pas përfundimit të setit të parë, ku Medvedev u përplas me kamerën duke lënduar dorën.

Loja u ndërpre për disa minuta pasi u desh ndërhyrja e mjekëve, por kaq iu desh Rublev të rrëmbente fitoren me përmbysje 2-1 me sete (2-6, 6-3, 6-3). Menjëherë pas përfundimit të lojës, Rublev iu drejtua ashpër kameramanit me fjalët:

‘’Nuk të plas fare për lojtarët. Të thashë para ndeshjes së parë se kjo telekamera nuk duhej të ishte aty. Jemi në gjysmëfinale dhe më dhemb dora”.

Pamjet kanë bërë xhiron e botës duke dëmtuar shumë imazhin e numrit dy të botës në tenis.Çmenduri çfarë ngjau, ja vë këmbën kamerës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat