Risia në US Open

Tenis

Risia në US Open

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 11:41
Risia në US Open

Një vit më parë, numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Novak Djokovic, u skualifikua nga US Open, pasi goditi me top një nga gjyqtarët e fushës (të linjave të fushës). Këtë vit kjo gjë nuk mund të ndodhë, pasi organizatorët e US Open kanë marrë vendim:

Nuk do të ketë më gjyqtarë të fushës, që thonë nëse topi ka dalë jashtë dhe hapin krahun.

Ashtu sikurse ndodhi në shkurt të këtij viti në Australian Open, gjyqtari kryesor i ndeshjes do të ndihmohet nga kompjuteri, që do të saktësojë nëse topi është brenda apo jashtë. Kjo risi e teknologjisë quhet “syri i fajkoit”, që do të aplikohet edhe në grand slam-in nju-jorkez, që nis më 30 shtator. Në fushë do të jenë vetëm kapësit e topave.

Vitin e kaluar, në US open, teknologjia dhe “syri i fajkoit” është aplikuar në 314 mijë raste, pas kërkesës së tenistëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat