Kualifikohet pa luajtur

Tenis

Kualifikohet pa luajtur

Më: 2 shtator 2021 Në ora: 23:27
Kualifikohet pa luajtur

Nuk ka patur surpriza në të mëdha në ndeshjet e para të raundit të dytë të grand slam të US Open për femra, turne që po zhvillohet në Nju Jork.

Simona Halep e Rumanisë avancon më tej pas fitores 2-0 (6-3, 6-1) ndaj sllovakes K.Kucova. Pa luajtur avancon në raundin e tretë tenistja japoneze Naomi Osaka (numri 3 në botë), që përfiton nga tërheqja e serbes Danilovic.

Sloane Stephens fitoi derbin amerikan me Coco Gauff, duke triumfuar 2-0 (6-4, 6-2).

Në raundin e tretë shkojnë edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ajo gjermane Angelique Kerber, tenistja ukrainase Elina Svitolina sidhe bjelloruset Victoria Azarenka e Aryna Sabalenka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat